Çfarë e bën Notingham Forestin klub më historik se Arsenalin?
Sot do të ndeshen, Nottingham Foresti kundër Arsenalit në kuadër të FA Kupës.
Siç e dimë të gjithë, Arsenali është skuadër e Premier Ligës që shumë vjet. Ndërsa Nottingham Foresti herën e fundit që kishte marrë pjesë ishte sezoni 1998-99, transmeton Periskopi.
Nottinham Foresti është një ndër klubet më të vjetra në botë. Ata u formuan në vitin 1865.
Por, ajo që e bën Nottinhamin skuadër më historike se Arsenalin është fakti se Nottinghami ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, ndërsa Arsenali nuk e ka fituar asnjëherë.
1979 dhe 1980, ishin vitet e bujshme të skuadrës nga Anglia, kur fituan dy herë radhazi Ligën e Kampionëve.
Ndeshja mes Nottinghamit dhe Arsenalit zhvillohet prej orës 17:00. /Periskopi







