Çfarë finale në Kupën e Kosovës, dy skuadrat e njohura do të luftojnë për trofeun që siguron Evropën

Çfarë finale në Kupën e Kosovës, dy skuadrat e njohura do të luftojnë për trofeun që siguron Evropën

Prishtina ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës në futboll pasi eliminoi Vushtrrinë në gjysmëfinale

Prishtina barazoi 1:1 pas 120 minutave lojë në ‘Ferki Aliu’ kundër Vushtrrisë dhe kështu ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës, transmeton Periskopi.

Vushtrria kaloi në epërsi me anë të Maxhunit në minutnë e 48′, ndërsa heroi i Prishtinës në këtë takim ishte Basit Khalid që shënoi në minutën e 99-të.

Prishtina në finale do të takohet me Vëllaznimin, skuadër e cila eliminoi Drenicën në gjysmëfinale. /Periskopi/

Shpërndaje në: