Çfarë goli nga Asensio, e lë me ‘gishta në gojë’ Keylor Navasin (Video)
Marco Asensio ka treguar kualitetet e tij edhe në stërvitje, derisa sot realizoi një gol tejet të bukur
Ylli i Real Madridit nuk po ka hapësira të shumta në formacion, por sa herë që i jepet rasti ai tregon performanca të shkëlqyera, transmeton Periskopi.
Gjatë stërvitjes së sotme, Asensio shënoi një gol spektakolar pasi pranoi një pasim nga bashkëlojtari i tij, derisa Keylor Navas mbeti i shtangur pasi nuk kishte asnjë shans për ta ndalur goditjen perfekte të realizuar nga futbollisiti spanjoll.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin e 22-vjeçarit. /Periskopi/



