Çfarë kanë të përbashkët hienat, balenat vrasëse dhe elefantët?
Ata janë anëtarë të një klubi ekskluziv ku femrat janë “bosët”.
Hulumtimet e reja kanë zbuluar se nga më shumë se 5,000 lloje të njohura të gjitarëve, vetëm një pjesë e vogël udhëhiqen nga femra.
Ndërsa njerëzit debatojnë mbi tavolinat e qelqta se si të vendosin më shumë gra në udhëheqje, a mund të jetë e mundur të mësosh diçka nga mbretëria e kafshëve? Është një ide e diskutueshme, por sipas shkencëtarëve që bënë këtë zbulim, përgjigja është po.
Në një botim të publikuar këtë javë, profesorja e sjelljes së kafshëve, Jennifer Smith dhe tre kolegë të saj identifikuan tetë lloje që ilustrojnë udhëheqjen nga femrat: Dy lloje hienash, balenat vrasëse, luanët, majmunët bonobo, lemurët dhe elefantët.
Për të gjetur këtë grup, ekipi duhej të identifikonte speciet shoqërore që tregonin çdo tipar lidershipi – duke parë tipare të tilla si lëvizja, ushqimi ose zgjidhja e konflikteve, ata identifikuan 76 gjitarë të tillë. Pastaj brenda atij grupi, ekipi kërkoi dëshmi për udhëheqjen e femrave, dhe për karakteristikat që i përcaktojnë këto femra si udhëheqëse. “Mendoj se ka shumë për të mësuar nga këto shoqëri jo njerëzore”, thotë Smith.



