Çfarë ndeshje – Gol për Realin dhe karton i kuq për Cityn

Çfarë ndeshje – Gol për Realin dhe karton i kuq për Cityn

Real Madridi ka kaluar në epërsi në “Etihad”.

Vinicius Jr ka shënuar për 1-0 ndaj Manchester Cityt nga pika e bardhë në minutën e 22-të të ndeshjes.

Vetë Viniciusi e nxori penalltinë, pasi nga goditja e tij, Bernardo Silva e preku topin me dorë në vijën fatale të portës.

Madje, Silva u ndëshkua edhe me karton të kuq, për veprimin e tij.

Momentalisht, Reali po udhëheq 4-0 në rezultatin e përgjithshëm.

Shpërndaje në: