Çfarë ndodhi me Klopp dhe Buvac, ja si u prishën marrëdhëniet e tyre

Çfarë ndodhi me Klopp dhe Buvac, ja si u prishën marrëdhëniet e tyre

Jurgen Klopp dhe Zeljko Buvac kanë punuar sëbashku në çdo klub duke filluar nga Mainz, Dortmund dhe tani në Liverpool

Klubi anglez po lufton për trofeun e Champions League dhe kur kanë mbetur më pak se një muaj deri në përfundim të kompeticionit ka ndodhur një përçarje mes Klopp dhe Buvac, transmeton Periskopi.

Liverpooli ka dalur me një deklaratë rreth kësaj çeshtje, klubi bën të ditur se Buvac është larguar përkohësisht nga skuadra për arsye personale dhe se rikthimi i tij do të bëhet pas dy jave.

Raportet nga mediat gjermane zbulojnë se marrëdhëniet mes Klopp dhe Buvac janë ftohur që një kohë të gjatë.

Arsyeja është se tekniku gjerman e ka injoruar Buvac në takimet e stafit të klubit duke mos u konsultuar me të si dikur.

Mediat boshnjake kanë raportuar dje se ai pritet që ta marrë drejtimin e Arsenalit, pasi ëenger do të largohet në fund të këtij edicioni.

Ndryshe Buvac njihet me nofkën ‘truri’ dhe gjithmonë ka qëndruar prapa sukseseve të Klopp edhe më heret te skuadrat Mainz e Dortmund. /Periskopi/.

Shpërndaje në: