Çfarë ndodhi me Zidane, si e ndryshoi mendjen brenda dy muajve?

Çfarë ndodhi me Zidane, si e ndryshoi mendjen brenda dy muajve?

Zinedine Zidane ka dhënë sot dorheqje nga posti i trajnerit të Real Madridit

Kur të gjithë prisnin largimin e Cristiano Ronaldos doli në skenë befasisht tekniku francez, i cili sot vendosi që t’i ndajë rrugët me Realin, shkruan Periskopi.

Më 30 mars të këtij viti Zidane ishte pyetur për të ardhmen e tij ku kishte deklaruar se nuk do të largohej nga ‘Santiago Bernabeu’.

“Unë dua të vazhdoj punën si trajner i Real Madridit,” ka thënë Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes me Las Palmas.

“Më pëlqen futbollin dhe më pëlqen puna që jam duke e bërë këtu.

“E njoh klubin, jam mirë këtu, por ju e dini se në futboll gjithçka mund të ndodhë, por nëse gjithçka varet nga unë, atëherë do të jem këtu sa më gjatë që është e mundur,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: