Çfarë njeriu Drogba, çfarë mesazhi fantastik për Mo Salah pasi ia theu rekordin e golave (Foto)

Çfarë njeriu Drogba, çfarë mesazhi fantastik për Mo Salah pasi ia theu rekordin e golave (Foto)

Didier Drogba ka disa fjalë fantastike për Mo Salah, lojtarin që ia theu rekordin e golave në Premier League

Ylli egjiptian javën e kaluar shënoi golin e 30-të në Premier League dhe u bë afrikani me më së shumti gola të shënuar në një sezon në Angli, Drogba kishte rekordin me 29 sosh, transmeton Periskopi.

”Ishte çështje ditësh para se ky djalosh ta vinte në shtrat rekordin tim si afrikani që ka shënuar më së shumti në Premier League,” ka thënë Drogba duke ia bashkangjitur një foto të tijën me egjiptianin.

”Krenar me ty vëlla i vogël, vazhdo të vësh Kontinentin tonë sa më lartë që mundesh!!! Dashuri dhe bekime, siç thashë më herët, më e mira ende nuk ka ardhur.”. /Periskopi/

Shpërndaje në: