Çfarë njeriu Maradona, ia bën ëndrrën realitet djaloshit me nevoja të veçanta (Video)

Çfarë njeriu Maradona, ia bën ëndrrën realitet djaloshit me nevoja të veçanta (Video)

Djaloshi me emrin Ali Turganbekov kishte realizuar një video ku kishte kërkuar një takim me Diego Maradonan

Diego Maradona ia bëri ëndrrën realitet djaloshit nga Kazakistani pasi e vizitoi dhe luajti futboll me të, transmeton Periskopi.

“Unë kam një ëndërr, unë dua ta takoj Diego Maradonën,” kishte thënë djaloshi kazak.

Maradona më pas e ka ftuar djaloshin në Emiratet e Bashkuara Arabe, te skuadra Fujairha aty ky është trajner legjenda argjentinase.

Ali Turganbekov është me aftësi të veçanta pasi ka lindur pa këmbë, por është një adhurues i madh i lojës së futbollit. /Periskopi/

Shpërndaje në: