Çfarë po ndodh: Dua Lipa me ish të dashurin e Rita Orës
Ditëve të fundit është folur për një hatërmbetje mes dy këngëtareve të famshme shqiptare.
Në vazhdimësi, për Rita Orën dhe Dua Lipën u përfol për mundësi hidhërimi, edhe pse këngëtaret nuk kanë folur konkretisht për këtë gjë.
Në mbrëmjen e Brit Aëards 2018, performuan që të dyja, përderisa Dua Lipa u shpërblye me dy çmime, shkruan Periskopi.
Por, asnjëra prej tyre nuk promovoi tjetrën sikurse promovonin këngëtarët tjerë që performuan gjatë natës së Brits-it. Këtë e bëri vetëm babai i Duas, Dukagjin Lipa, një story në Instagram, ku e promovoi performancën e Rita Orës.
Por, në një fotografi në Instagram shihet se si Dua Lipa qëndron me ish të dashurin e Rita Orës, Calvin Harris.
Kjo ka shkaktuar edhe debate mes njerëzve, duke thënë se kjo mund të jetë një arsye e hidhërimeve mes dy këngëtareve nga Kosova. /Periskopi/




