Çfarë po ndodh me Hillary Clinton? Rrëshqet dy herë nga shkallët (VIDEO)
Vetëm pesë muaj pasi lëndoi këmbën në Londër, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit dhe ish-kandidatja për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, ka rrëshqitur sërish teksa po zbriste disa shkallë gjatë qëndrimit të saj në Indi.
Kamerat u fokusuan në Mandu të Indisë, gjatë së hënës, kur 70-vjeçarja ishte duke zbritur disa shkallë të gurta në pallatin “Jahaj Maha”, e rrëshqiti jo një herë, por dy herë radhazi.
Por ajo pati fatin e mirë që ndihmësit e tij shoqërues e kapën përkrahu dhe nuk e lejuan të rrëzohej.



