Çfarë po ndodh me Majlindën? E quan veten nënë të mërzitshme
Bukuroshja Majlinda Zeka dhe reperi i njohur Majk dikur ishin shumë të përfolur për lidhjen e tyre, ndërsa tani janë në qendër të vëmendjes me gjithçka që bëjnë për djalin e tyre Roanin.
Majlinda e cila vazhdimisht publikon fotografi dhe video të ndryshme në rrjetin social Instagram, duket se me raste po e mërzitë Roanin.
Në njërën prej fotografive të fundit, Roani nuk duket se e ka vëmendjen tek e ëma e cila e ka pranuar se po e tepron me shkrepjen e imazheve bashkë me të. “Nënë e mërzitshme”- ka shkruar Majlinda sipër fotografisë së publikuar në InstaStory.




