Çfarë po ndodh me bustin e Ronaldos? (Foto)
Busti i Cristiano Ronaldos në aeroportin Madeira është zëvendësuar me një të ri.
Skulptura e lojtarit të Portugalisë dhe Real Madridit kishte shkaktuar reagime në mbarë botë, kur u përurua për herë të parë, vitin e kaluar në aeroport, i cili njihet edhe si Aeroporti Ndërkombëtar Cristiano Ronaldo në Madeira, shkruan Daily Mail, transmeton Periskopi.
Fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, tregojnë bustin e ri, të zëvendësuar me atë të vjetrin. Busti i vjetër kishte marrë kritika të shumta për një arsye: nuk i ngjasonte Ronaldos.
Busti paraprak ishte punuar nga artisti maderian, Emanuel Santos dhe projekti i kishte marrë rreth tri javë kohë.

Sidoqoftë, një zëdhënës i aeroportit e ka konfirmuar për mediat spanjolle se busti është zëvendësuar edhe atë pikërisht të premtën, kur Ronaldo shënoi hat-trik për Portugalinë kundër Spanjës në Kupën e Botës/Periskopi/






