Çfarë po ndodh me Ronaldon, prej se u tha se do të transferohet në Juventus ai është ‘zhdukur’ (Foto)

Çfarë po ndodh me Ronaldon, prej se u tha se do të transferohet në Juventus ai është ‘zhdukur’ (Foto)

Kanë kaluar gjashtë ditë, askush ende nuk ka dëgjuar asgjë për Cristiano Ronaldon.

Që pas raportimeve nga “El Chiringuito de Jugones” se Cristiano Ronaldo po largohet nga Real Madridi për Juventusin, CR7 është zhdukur nga rrjetet sociale.

33 vjeçari është gjithmonë shumë aktiv, sidomos në “Instagram”, por që pas raportimeve që e lidhin me “Zonjën e Vjetër”, portugezi nuk ka postuar asnjë foto – gjëja e fundit është flamuri i Portugalisë që e kishte postuar pas eliminimit nga Botërori, gjashtë ditë më parë.

Duket se CR7 në heshtje dëshiron të zgjidhë problemin e të ardhmes, dhe për këtë është distancuar nga rrjetet sociale.

‘Lufta’ mes tij dhe Florentino Perez është duke vazhduar, pasi Madridi dëshiron që ai të njoftojë largimin nga “Santiago Bernabeu” dhe që t’i bëhet një ceremoni lamtumirës, por Cristiano i irrituar, ndjen që po largohet shkaku i kryesisë së klubti dhe insiston që t’i thotë lamtumirë Realit nga dera e prapme.

CR7 numëron 2,296 postime në “Instagram”. Ai ka 133 milionë ndjekës.

Shpërndaje në: