Çfarë po ndodh në Barcelonë?
Lucas Digne është i ‘zhdukur’ nga skuadra e Barcelonës.
Ai nuk ka luajtur për gjigantin katalan nga dueli i muajit të kaluar kundër Atletico Madridit. Jordi Alba është rikthyer sërish në formacionin bazë.
Ndërsa, Digne së bashku me Paco Alcacer dhe Jasper Cillessen ka luajtur më së paku këtë edicion, shkruan “Marca”, përcjell “lajmi.net”.
Andaj, mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e tij pas përfundimit të këtij sezoni.




