Çfarë po ndodh në Francë, tifozët tentojnë të sulmojnë lojtarët e Lyonit (Video)

Çfarë po ndodh në Francë, tifozët tentojnë të sulmojnë lojtarët e Lyonit (Video)

Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në futbollin francez.

Në ndeshjen në mes të Bastia dhe Lyon, tifozët e ekipit vendas kanë hyrë në fushë për të sulmuar futbollistët e Lyonit, raporton Gazeta Blic.

Tifozët e Bastia kanë hyrë me forcë në fushë, duke tentuar të sulmojnë futbollistët e Lyonit, para ndeshjes së tyre në Ligue 1.

Ndeshja, e cila është dashur të fillojë në ora 16.00, është shtyrë për shkak të këtij incidenti, ku tifozët shihen duke tentuar që të ushtrojnë dhunë në lojtarët e ekipit kundërshtar.Kjo ngjarje ndodh vetëm disa ditë pas përleshjeve që tifozët e Lyonit patën me ata të Besiktasit, në ndeshjen e Europa League në mesjavë.

Shpërndaje në: