Çfarë po ndodh me Tunën? Shikoni këtë fotografi
Pas një kohe që i mungoi skenës këngëtarja po rikthehet sërish me projekte muzikore.
Ishte grimeri i saj Arbër Bytyqi ai i cili e tregoi me anë të disa fotografive se ajo po rikthehet.
Por, edhe Tuna e dëshmoi se po i kthehet punës, përmes një postimi në Instagram.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar njërën ndër fotografitë më të pazakonta ndonjëherë. Bardh e zi e ndarë në dy pjesë të ndryshme, Tuna po duket tejet misterioze. Mbetet të shihet nëse kjo fotografi ka të bëjë me videoklipin e ri.




