Çfarë shorti në Champions League: Finale para finales! (Foto)
Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Champions League
Në Nyon të Zvicrës sapo është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Champions League, me Realin që do të takohet me Bayern Munich, shkruan Periskopi.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të luhet ndërmjet Romës dhe Liverpoolit.
Kujtojmë që finalja e këtij edicioni do të luhet më 26 maj në Kiev të Ukrainës. /Periskopi/




