“Çfarë të them…” – gjyqtari polak reagon për herë të parë pas kritikave për vendimet e tij në ndeshjen Inter-Barcelona
Gjyqtari i ndeshjes gjysmëfinale mes Interit e Barcelonës, Szymon Marciniak, është deklaruar për herë të parë pas kritikave të shumta që ka marrë.
Marciniak i ka cilësuar si “qesharake” deklaratat e bëra nga trajneri e futbollistët e Barcelonës.
Sipas gjyqtari polak, ai nuk e ka lënduar askënd.
“Komentet e bëra nga Flick dhe lojtarët e tij janë qesharake. Çfarë mund të them për komentet budallaqe? Nuk i kam lënduar askënd”, ka thënë Marciniak.
44-vjeçari është kritikuar nga shumë njohës të futbollit pas ndeshjes së zjarrtë mes Interit e Barcelonës që përfundoi me rezultat 4:3.
Shumëkush e ka kritikuar Marciniak që nuk ka akorduar një penallti për Barcelonën, e që penalltia për Interin ishte shumë e lehtë.
Me humbjen nga Interi, Barcelona humbi finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.



