Çfarë tha trajneri i Celtic për herë të parë për Van Dijk

Çfarë tha trajneri i Celtic për herë të parë për Van Dijk

Trajneri i Celtic asokohe, Neil Lennon ka zbuluar fjalët që ai i tha për herë të parë për mbrojtësin Virgil Van Dijk. 

Klubi skocez arriti marrëveshje me Groningen në vitin 2013 për blerjen e mbrojtësit Van Dijak, me operacionin total që kushtoi rreth 2 milionë euro.

Por sapo nisi që holandezi të marrë hapat e parë në Skoci, trajneri Lennon e dinte që ai do të largohej pasi kishte shumë potencial për të qenë pjesë e Celtic, raporton Periskopi.

Image: PA

”Unë u befasova me të vërtetë sepse asnjëri nuk erdhi pyeti për të në Celtic”, tha 47-vjeçari.

”Pas një dite e tërhoqa pas stërvitjes dhe i thashë: “Shiko, nuk do të jeni këtu gjatë. Shijoje!”.

”Ai ishte kaq i mirë, nuk mund ta besoja fatin që e morëm nga Groningen për vetëm 2 milionë euro.

“Shpejtësi, fizikë e madhe, teknikë dhe aftësi të shkëlqyera me kokë[defanzive-ofanzive]”, deklaroi Lennon. /Periskopi/

Shpërndaje në: