Challandes: Largohem nga Kosova nëse më ndodhë kjo gjë

Challandes: Largohem nga Kosova nëse më ndodhë kjo gjë

Përzgjedhësi Bernard Challandes, ka qenë protagonisti i tretë në intervistat e realizuara nga UEFA javë më parë në prag të fillimit të ciklit kualifikues Euro 2020.

Gjatë kësaj interviste Challandes ka folur për periudhën kur e mori përsipër drejtimin e Kombëtares së Kosovës e deri në periudhën e tanishme, si dhe për parashikimet e tij për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Ai në këtë intervistë po ashtu ka thënë se në rast se pëson tetë humbje në këto kualifikime, nuk do të jetë trajner i Kosovës, për gjysmëfinalen e Maqedonisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Ne duam të nisim me një fillim të mirë në Prishtinë dhe për të marrë një pikë apo tre pikë kundër bullgarëve, do të ishte fantastike. Por, në të njëjtën kohë, njerëzit mund të pyesin cili është qëllimi ynë real. Dhe qëllimi ynë real është muaji mars 2020 ndeshja ndaj Maqedoninë. Megjithatë, ne duhet të jemi në gjendje të meremi me të dyja. Une e di këtë. Kur është fjala për futbollin, si trajner, nëse unë pësoj tetë humbje në kualifikime, nuk do të jem aty për ndeshjen kundër Maqedonisë. Dhe kjo është plotësisht logjike, është normale, do ta kuptoja, për shkak se futbolli ka të bëjë me rezulatate, me përparim, ka të bëjë me zhvillim”, ka thënë Challandes për UEFA.

Ai tutje ka thënë se nuk do ta meritonte të ishte përgjegjës për gjysmëfinalen, në rast se nuk nuk do ishte i gatshëm për tu përballur me atë sfidë.

“Nuk mendoj se do të meritoja të jem përgjegjës për gjysmëfinalen, nëse deri në atë pikë nuk kemi treguar se jemi përballë sfidës. Pra, në njërën anë jam mjaft i qetë për këtë, por në të njëjtën kohë jam i vetëdijshëm për faktin se do të jetë një hap i vështirë për trajnerin si dhe ekipin”, ka thënë ndër tjerash Challandes.

Kujtojmë se “Dardanët” të hënën (nesër) do ta zhvillojnë ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Bullgarisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillm të orës 20:45.

Shpërndaje në: