Challandes nuk e fut në formacion, ylli i kombëtares shënon super-gol
Donis Avdijaj ka shënuar gol të bukur në Eredivisie me skuadrën e Willem II.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës realizoi për ekipin e tij Willem II në udhëtim te NAC Breda në kuadër të kampionatit holandez.
Goli i Avdijajt erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes, që ishte goli i epërsisë 2:1 për ekipin e tij.
Heerlijke FIFA goal ?#tricolores #NACWIL #Avdijaj #NACpraat ?⚪? pic.twitter.com/TzMEzOTmqf
— FritskeFrifa (@FritskeFrifa) October 21, 2018
Por, skuadra e futbollistit kosovar pësoi gol në çerekun e fundit të këtij takimi, që përfundoi baras 2:2.
22-vjeçari deri tani me ekipin holandez ka bërë 7 paraqitje, ku ka realizuar tre gola.
Me Kosovën, Avdijaj është paraqitur gjithsej 5 herë (dy prej tyre në Ligën e Kombeve, kundër Azerbajxhanit mysafir dhe në shtëpi kundër Ishujve Faroe)./Periskopi/



