Challandes rrëfehet: Ja pse u ambientova shpejt në Kosovë

Challandes rrëfehet: Ja pse u ambientova shpejt në Kosovë

Pas kualifikimit historik të Kosovës, selektori Bernard Challandes është rrëfyer në emisionin ‘Info Magazine’. 

Ai tregon se e ka njohur mentalitetin e futbollistëve shqiptarë nëpërmjet Valon Behramit e shumë të tjerëve, me të cilët ka punuar më herët në Zvicër, përcjell Periskopi.

”Kam punuar në Zvicër me Valon Behramin. E njoh mentalitetin nga futbollistët shqiptarë që kam punuar në Zvicër. E kam patur më të lehtë që të ambientohem”, u shpreh ai.

Ndryshe, 67-vjeçari zëvëndësoi Albert Bunjakun në stolin e Kosovës dhe nuk njeh humbje gjatë vitit 2018. /Periskopi/

Shpërndaje në: