Challendes flet pas ndeshjes: Luajtëm mirë, por kemi një problem

Challendes flet pas ndeshjes: Luajtëm mirë, por kemi një problem

Trajneri i Kosovës, Bernard Challendes ka folur pas barazimit 1:1 ndaj Ishujve Faroe.

Ai është shprehur i kënaqur me përformancën e ekipit, por mungoi efikasiteti para portës, transmeton Periskopi.

”Jam i kënaqur me përformancën, por jo me rezultatin. Luajtëm mirë në pjesën e parë, dhe jo në të dytën. Ishujt Faroe u mbrojtën mirë dhe ata janë shumë të fortë në këtë repart. Nuk ishte e lehtë. Dua ti uroj për këtë lojë ata”.

”Në pjesën e dytë luajtëm mirë mund të them por nuk ishim vrasës para portës. Luajtëm aksione të bukura, me një prekje, dy prekje, por nuk ishim efikas. Duhet të punojmë sepse po luajmë futboll të bukur”.

I pyetur pse nuk e inkuadroi Muriqin më herët, ai tha:

”Ndryshova dy lojtarë dhe më pas duhej të prisja për të tretin. Ishujt ishin shumë të gjatë dhe ishte e vështirë të luaje me Nuhiun me topa të gjatë”.

Ndërsa i pyetur nëse mendon që me këtë lojë mund ta fitojë Ligën D, Challendees u shpreh:

”Nuk mendoj aq gjatë, vetëm mendoj se kemi skuadër të mirë dhe mund të përmirësohemi. Qëllimi i rradhës është të fitojmë në Maltë, nuk mendoj më gjatë”, deklaroi zvicerani./Periskopi/

Shpërndaje në: