Champions League: Drita sot luan kundër Differdange

Champions League: Drita sot luan kundër Differdange

Stadiumi “Fadil Vokrri”, do të jetë arena e përballjes mes Dritës dhe kampiones së Luksemburgut, Differdange, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Champions League.

Kjo ndeshje pritet të nisë nga ora 20:00, njofton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.

Kampionia e Kosovës llogaritet si favorite, të paktën në letër, e mbetet të shihet nëse skuadra e Zekirja Ramadanit do ta kalojë këtë sfidë.

Vet Ramadani, dje gjatë konferencës për media u shpreh se janë gati për lojën.

Ai u shpreh qartë se qëllimi kryesor është kalimi në rundin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Edhe trajneri kundërshtar, Pedro Silva, ka deklaruar se nuk do të vijnë për pushime në kryeqytetin e Kosovës./Periskopi/

Shpërndaje në: