Chelsea ofron 50 milionë për Romagnoli
Antonio Conte dëshiron të përforcojë mbrojtjen pas problemve në këtë sezon, “blutë e londrës” në ditën e fundit të afatit kalimtar e rikthyen David Luiz nga Paris-Saint-Germain.
Pas dështimit për të nënshkruar me Bonuccin e Juventus, Conte e ka bërë synim kryesor qendërmbrojtësin e Milanit.
21-vjeçari Romagnoli javën e kaluar debutoi me Kombëtaren italiane kundër Spanjës, ndërsa vlen të theksohet se sezonin e kaluar për Milan bëri 33 paraqitje në Seria A. /Periskopi.com



