Chelsea 8-0 Dynamo Kiev, Giroud i papërmbajtshëm (VIDEO)

Chelsea 8-0 Dynamo Kiev, Giroud i papërmbajtshëm (VIDEO)

Chelsea ka shënuar fitore 8-0 me rezultat të përgjithshëm ndaj Dynamo Kiev, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. 

‘Blutë’ në ndeshjen e parë në ‘Stamford Bridge’ shënuan fitore 3-0, por në ndeshjen në Ukrainë shpërthyen me 5 gola, ku Olivier Giroud i tregua i papërmbajtshëm.

Sulmuesi francez (5′ 33′ dhe 59′) shënoi het-trikun perfekt, duke realizuar me këmbën e djathtë, me të majtë dhe me kokë.

Me gola kontribuan edhe Marcos Alonso (45′) dhe Hudson-Odoi (78′), pas asitit fantastik të Giroud.

Chelsea do ta mësojë kundërshtarin nesër në orën 13:00.

Pos Chelseat, edhe Napoli e Valencia arritën kualifikimin. /Periskopi/

Shpërndaje në: