Chelsea me aromë kampioni, mposht Arsenalin (Video)

Chelsea me aromë kampioni, mposht Arsenalin (Video)

Të kaltërit e Londrës kanë fituar derbin përballë Arsenalit me rezultat 3:1.

Vendësit shënuan tre gola radhazi, ku i pari u shënua në minutën e 13-të mbrojtësi Marcos Alonso shënoi me kokë.

Goli i dytë erdhi në minutën e 53-të, kur Eden Hazard bëri një superdepërtim, duke dyfishuar kështu epërsinë e vendësve.

Të tretin gol për pesë herë kampionin e Premier Ligës e shënoi ish-anëtari i Arsenalit, Cesc Fabregas, i cili shënoi në minutën e 85-të duke shfrytëzuar një gabim amatoresk të portierit Petr Cech.

Gjithçka që arritën të bënin vendësit ishte goli i sulmuesit Olivier Giroud, i cili u shënua në kohën shtesë.

Pas kësaj fitore, Chelsea mbetet lider me 59 pikë pas 24 javësh, ndërsa Arsenali mbetet në kuotën e 47 pikëve dhe renditet në vendin e tretë. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=kAnITGHx1c4

Shpërndaje në: