Chelsea arrin fitore bindëse (VIDEO)

Chelsea arrin fitore bindëse (VIDEO)

Chelsea ka shënuar fitore të lehtë përballë PAOK-ut në Stamford Bridge, në kuadër të xhirosë së pestë të Europa League.

‘Bluve’ punët iu lehtësuan vetëm pas shtatë minutave, kur qendërmbrojtësi mysafir Khacheridi u ndëshkua me të kuq pasi ndërhyri në Giroud si lojtari i fundit.

Pikërisht sulmuesi francez (27′ 37′) shpërtheu me dy gola në pjesën e parë.

Talenti Houdson-Odoi (60′) shënoi për ta kompletuar një natë fantastike për të.

Edhe sulmuesi tjetër Alvaro Morata (78′) gjeti golin, ku realizoi me kokë pas asistimit nga Odoi.

Chelsea pas pesë ndeshjeve tubon pikë të plota dhe kalon në fazën tjetër, kurse për grekët çdo gjë vështirësohet. /Periskopi/

Shpërndaje në: