Chelsea beson se do ta transferoj Bakayako
Chelsea është i bindur se do t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit francez Tiemoue Bakayoko pavarësisht interesimit të madh nga Manchester United.
Manchester United është duke tentuar ta bind mesfushorin 22 vjeçar që të transferohet në Old Trafford, duke i ofruar Monacos para më shumë se Chelsea.

Bakayako ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij
Chelsea ka ofruar 37 milionë funte ndërsa United është i gatshëm të ofrojë 40 milionë funte.

22 vjeçari në sezonin e kaluar ishte paraqitur në 51 ndeshje
Monaco ende nuk është deklaruar se a ka pranuar ndonjë ofertë për mesfushorin Bakoyako. /Periskopi/



