Chelsea i bindur se kanë siguruar shërbimet e Bakayoko (Video)

Chelsea i bindur se kanë siguruar shërbimet e Bakayoko (Video)

Chelsea është i bindur se do ta mposht Manchester United për nënshkrimin e mesfushorit të Monacos, Tiemoue Bakayako.

Mesfushori Bakayako përfundoi një sezon brilliant me skuadrën francize duke u shpallur kampion të ligës dhe shkuan deri në gjsmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Periskopi.

Sipas L’Equipe klubi londinez është i bindur se ka arritur marrëveshje për Bakayoko dhe se javën tjetër çdo gjë do të zyrtarizohet.

Shuma që Chelsea do të pagujë është 40 milionë euro.

Për Bakayako interesim të madh është duke shfaqur edhe Jose Mourinho me United por drejtuesit londinez janë të bindur se do ta fitojnë garën për mesfushorin. /Periskopi/

https://youtu.be/l5iFkzoZIuQ

Shpërndaje në: