Chelsea bisedime me James
Chelsea ka nisur bisedimet për transferimin e James Rodriguez nga Real Madrid.
E përditshmja katalanase ‘Sport’ raporton se drejtuesit e klubit të kaltër nga Londra tashmë kanë zhvilluar disa kontakte me përfaqësuesin e lojtarit në fjalë.
Kolumbiani nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë dhe kjo ka shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij nga Santiago Bernabeu. /Periskopi.com



