Chelsea dhe Arsenali në garë për yllin e Atletico Madridit

Chelsea dhe Arsenali në garë për yllin e Atletico Madridit

Mesfushori ofensiv pritet të jetë njëri prej lojtarëve më të kërkuar në afatin kalimtar të verës.

Klube të mëdha evropiane janë në kërkim të shërbimeve të tij, ndërsa kërkesat më të mëdha janë nga Liga Premier.

Sipas Independent, Arsenali dhe Chelsea janë klubet që udhëheqin garën për shërbimet e futbollistit belg.

1477046148_580072_1477069052_noticia_normal

Yanicck Carrasco, Atletico Madrid

 

Raportet e medieve spanjolle thonë se Atletico nuk do ta lejojë largimin e 23-vjeçarit për më pak se 50-60 milionë euro.

Në ndërkohë, Diego Simeone e konsideron atë lojtar të rëndësishëm dhe do të mundohet ta mbajë në skuadër.

Porse ofertat e mëdha që mund të vijnë nga klubet angleze, nuk ka dyshim se do t’i bindin krerët e Los Rojiblancos ta shesin lojtarin.

Kalimi i tij te Chelsea është më i mundshëm, pasi Atletico dëshiron ta rikthejë Diego Costan.

 

Shpërndaje në: