Chelsea dhe Reali shkëmbejnë yjet?
Madje, mediat angleze shkruajnë se drejtuesit e klubit londinez janë të gatshëm të ofrojnë edhe një yll të tyre në këmbim të kolumbianit, i cili shihet si i padëshirueshëm në Santiago Bernabeu.
Bëhet fjalë për portierin Thibaut Courtois, i cili mund të sakrifikohet, vetëm e vetëm që Rodriguez të zbarkojë në Stamford Bridge.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse një ofertë e tillë do t’i bëhet madrilenëve në afatin kalimtar të janarit. /Periskopi.com



