Chelsea dhe Tottenham kalojnë në gjysmëfinale (VIDEO)
Chelsea ka arritur ta mposhtë me vështirësi Bournemouthin në shtëpi me rezultat minimal, në çerekfinalet e Carabao Cup.
Sarri vendosi të inkuadronte një formacioni me disa ndryshime, që megjithatë u desh inkuadrimi i Eden Hazard që të zhbllokohej ndeshja.
Belgu shënoi gjashtë minuta pa përfunduar ndeshje, falë edhe një devijimi nga mbrojtësi mysafir.
Chelsea kalon në gjysmëfinale, ndërsa pritet shorti se me kë do ndeshet raundin tjetër.
https://www.youtube.com/watch?v=qPwKbwMlt_M
Tottenham i është hakmarrë Arsenalit për atë humbje në Premier Ligë.
Ekipi i Pochettinos e ka mposhtur në Emirates ‘Topçinjët’ me rezultat 2 me 0.
Heung Ming-Son (20′) në pjesën e parë dhe Dele Alli (60′) në pjesën e dytë i dhanë kualifikimin ‘Gjelave për në gjysmëfinale.
https://www.youtube.com/watch?v=HKkHEsHBb0k
https://www.youtube.com/watch?v=Urk_7LB317E
Përpos dy ekipeve londineze, në gjysmëfinale është edhe Manchester City i Arijanet Muric dhe Burton. /Periskopi



