Chelsea e dëshiron N’Zonzin e Sevillas
N’Zonzi 27-vjeçar kishte kaluar te Sevilla nga Stoke City në verën e vitit 2015 dhe ka pasur një paraqitje impresive, duke u rënë në sy skuadrave më të mëdha evropiane. Chelsea i Antonio Contes ka bërë tashmë një ofertë, ndërsa po ashtu po interesohen edhe Leicester City e Barcelona.
Por Juventusi duket se është para në garën për transferimin e francezit dhe kampioni i Italisë është i gatshëm të paguajë 26.5 milionë funte sa është klauzola për lirim në kontratën e 27-vjeçarit me Sevillan.



