Chelsea e ka gjetur zëvendësuesin e Thibaut Courtois
Jack Butland pritet të jetë zëvendësuesi i Thibaut Courtois, i cili mund të largohet në drejtim të Real Madridit
Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin te Chelsea gjatë kësaj vere, shkruan Periskopi.
Klubi londinez nga sezoni i ri pritet që të drejtohet nga Maurizio Sarri, derisa nga skuadra flitet se do të largohet portieri belg.
Por, Chelsea e ka gjetur zëvendësuesin e tij dhe ai është Jack Butland i Stoke Cityt, klub i cili nga edicioni ardhshëm do të bëjë gara në Championship. /Periskopi/




