Chelsea e ka seriozisht për Griezmann
Chelsea është shumë i interesuar të transferojë sulmuesin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann, shkruan e përditshmja franceze L’Equipe.
Francezi ka zhvilluar paraqitje fantastike si për skuadrën nga Madridi, ashtu edhe për Kombëtaren Franceze.
Raportohet se vendimi i trajnerit Diego Simeone për të shkurtuar kontratën me klubin madrilen mund të luajë rol në largimin e 25-vjeçarit nga Vicente Calderon.
Klubi i drejtuar nga miliarderi Roman Abramovich është gati të ofrojë një shifër rekorde vetëm e vetëm që Griezmann ta ketë në skuadër. /Periskopi.com



