Chelsea e mposht Arsenalin, spanjollët e vendosin lojën
Derbi i xhiros së dytë në Ligën Premier në sezonin 2018/19 mes Chelseat dhe Arsenalit ka përfunduar me rezultat 3-2 në të mirë të Bluve.
Skuadra e Maurizio Sarri ishte më e mirë në fushë dhe e ndihmuar nga publiku vendas arriti në fund fitore.
Ishte Pedro ai që e hapi festivali e golave të pjesës së parë. Spanjolli shënoi në minutën e nëntë pas asistimit nga Marcos Alonso, ndërsa në minutën e 20-të shënoi edhe Alvaro Morata.
Alvaro Morata fitoi duelim me Mustafin dhe arriti të shënojë në portën e Cech (Foto: Getty Images)
Kur të gjithë menduan se me këtë rezultat skuadrat do të shkojnë në pushim, në skenë doli Henrikh Mkhitaryan.
Së pari armeni shënoi në minutën e 37-të, e pastaj asistoi te Alex Iwobi (41’) për 2-2.
Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Chelseat dhe pas disa rasteve ishte Alonso (81’) ai që shënoi golin e fitores.
Alonso në momentin e golit të fitores ndaj Arsenalit (Foto: Getty Images)
Pas kësaj fitore Blutë renditen në vendin e parë me gjashtë pikë, kurse Arsenali në pozitën e 17-të me zero pikë.
Ndeshja e ardhshme e djelmoshave të Sarrit është ndaj Newcastle Unitedit, kurse ata të Unai Emery presin West Hamin.





