Chelsea eliminon Leicesterin nga Kupa EFL
Chelsea ka shënuar fitore si mysafir përballë Leicester Cityt me rezultat 2:4, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Kupës EFL.
Të parët që avancuan ishin vendësit me dy golat e Shinji Okazaki, i cili shënoi në minutën e 17 dhe 34.
Rezultati u ngushtua nga mbrojtësi i Chelseat Gary Cahill, i cili shënoi në minutën e 45.
Goli i barazimit për londinezët erdhi nëpërmjet mbrojtësit tjetër, Cesar Azpilicueta, i cili shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 50.
Ndëshkimi me karton të kuq i futbollistit të vendësve, Marcin Wasilewski, i dha një kahje tjetër ndeshjes.
Kjo bëri që mysafirët të hidhen në sulm duke kërkuar fitoren dhe duke shfrytëzuar mungesën e një lojtari të kundërshtave.
Dhe kjo pati rezultat, kur Cesc Fabregas shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij në minutën e 92, ndërsa vetëm dy minuta më vonë po i njëjti lojtar vulosi rezultatin e këtij takimi 2:4.
Me këtë fitore të kaltërit e Londrës kalojnë në fazën 1/8 të Kupës EFL. /Periskopi.com



