Chelsea fiton me stil ndaj Dynamo Kiev (VIDEO)

Chelsea fiton me stil ndaj Dynamo Kiev (VIDEO)

Chelsea ka arritur fitore solide ndaj Dynamo Kiev me rezultat 3-0. 

‘Blutë’ mund të fitonin edhe me rezultat më të thellë, sikur të ishin treguar më të saktë para portës sidomos në pjesën e parë.

Pedro (17′) shënoi golin e parë të ndeshjes, pas super asistimit të Giroud.

Në 45 minutëshin u shpërdoruan edhe shumë raste tjera nga ekipi i Sarrit, ndërkohë Willian (65′) nga gjuajtja e lirë dyfishoi epërsinë, para se Callum Hudson-Odoi (90′) të vuloste rezultatin 3-0.

Tashmë Chelseat është me një këmbë në çerekfinale të Europa Ligës. /Periskopi/

Shpërndaje në: