Chelsea futet në garë për shërbimet e yllit të Tottenhamit
Chelsea kërkon Toby Alderweirled
Manchester United dhe Barcelona po e monitorojnë që një kohë ta gjatë mbrojtësin e Tottenhamit, ndërsa në garë tani për shërbimet e belgut është futur edhe Chelsea, transmeton Periskopi.
Sipas ‘Mirror’ Chelsea ka gati 40 milionë euro për Alderëeirled edhe pse çmimi që ia ka caktuar Tottenhami lojtarit është 55 milionë euro.
Ndryshe, nesër takohen Chelsea dhe Tottenham në ‘Stamford Bridge’ dhe Conte ka mundësi që ta shoh për së afërmi mbrojtësin belg. /Periskopi/




