Chelsea gjen ‘Terryn e ri’

Chelsea gjen ‘Terryn e ri’

E përditshmja britanike ‘Mirror’ raporton se trajneri italian e sheh mbrojtësin e Burnley, Michael Keane si zëvendësim të duhur të kapitenit John Terry.

Ky i fundit me gjasë do të largohet nga Stamford Bridge në fund të këtij sezoni, madje mund të ndodhë edhe pensionimi i tij.

Në anën tjetër, 23-vjeçari i Burnley ka shkëlqyer me paraqitjet te skuadra e tij dhe transferimi i mundshëm i tij te të kaltërit e Londrës mund të realizohet për 25 milionë funte. /Periskopi.com

Shpërndaje në: