Chelsea interesohet për Sergio Aguero (Foto)
Chelsea është i interesuar për sulmuesin e Manchester City, Sergio Augero.
Ditëve të fundit është duke qarkulluar lajmi se sulmuesi argjentinas mund ta largohet nga “Etihad Stadium”, pasi Pep Guardiola nuk i beson pozitën e titullarit.
Kampioni anglez është në kërkim të një sulmuesi të ri, pasi Antonio Conte nuk do ta llogaritë më në shërbimet e Diego Costa-s, të cilit i ka kërkuar të gjej një skuadër të re.
Sipas burimeve të “Sky Sport”, Chelsea ka një interesim të madh për Sergio Kun Augero dhe besohet se Guardiola është i hapur rreth këtij transferimi, transmeton Periskopi.
Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, është preferuar më shumë se argjentinasi nga trajneri spanjoll.
Chelsea dështoi në transferimin e sulmuesit belg, Romelu Lukaku, i cili u transferua në Manchester United.

Besohet se Guardiola ka humbur besimin te Aguero si sulmuesi i parë
‘Blutë e Londrës’ po ashtu dështuan në transferimin e Alvaro Morata-s, pasi vet sulmuesi nuk është i hapuar për një kalim në Stamford Bridge.
Augero sezonin e kaluar në 45 paraqitje shënoi 33 gola. /Periskopi/





