Chelsea këndellet, por nuk bind (VIDEO)

Chelsea këndellet, por nuk bind (VIDEO)

Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafir i Malmos. 

‘Blutë’ kanë mposhtur Malmon me rezultat 2-1 si mysafir, megjithatë nuk kanë bindur në lojë.

Ross Barkley (30′) zhbllokoi shifrat, pasi shfrytëzoi në mënyrë prefekte krosimin e Pedros.

Dyfishimi i epërsisë erdhi në minutën e 58′ me Olivier Giroud që shënoi një gol mjaft të bukur.

Malmo në këtë ndeshje nuk arriti të bënte më shumë se sa të shënonte një gol nëpërmjet Christiansen (80′) për të ngushtuar diferencën.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Stamford Bridge. /Periskopi/

Shpërndaje në: