Chelsea me mega-ofertë për futbollistin e Juventusit (Foto)
Chelsea ka bërë ofertë të re për mbrojtësin e Juventusit, Alex Sandro.
Propozimi i ri i skuadrës angleze besohet të jetë rreth 70 milionë eurove, transmeton Periskopi.
Drejtori i bardhezinjve, Beppe Marotta ka konfirmuar se kampioni i Italisë ka marrë një ofertë të konsiderueshme për Alex Sandron.

Besohet se menaxheri i Chelseat, Antonio Conte është adhurues i madh i lojës së Sandros dhe do të bëjë gjithçka për ta sjellur atë në Londër. /Periskopi



