Chelsea në bisedime me Lyon për Corentino Tolisso (Foto)
Chelsea është në bisedime me Lyon për të transferuar mesfushori Corentino Tolisso, sipas raportimeve në Francë.
22-vjeçari ka tërhequr vëmdenjen e shumë klubeve të Premier Ligës, tashmë Arsenali ka shfaqur interesim për të nënshkruar me francezin, transmeton Periskopi.
Mesfushori në muajin e kaluar dha indikacione se mund të largohet nga Lyon këtë verë pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe këtë Arsenali nuk mund t’ia dhurojë.

Tolisso debutoi për Francën këtë javë
Sipas L’Equipe, presidenti Jean-Michel Aulas ishte në Londër të Merkurën për t’u takuar me zyrtarët e Chelsea rreth një marrëveshje të mundshme për Tolisso.
Gjiganti francez kërkon 20 milionë euro për mesfushorin por dëshiron që të diskuohet edhe për mundësinë e transferimit të Kurt Zouma si huazim.
22-vjeçari Zouma nuk ka arritur të futet në formacionin e parë të Antonio Conte këtë sezon dhe mbrojtësi francez mund të ketë konkurrencë edhe më të madhe në Chelsea nëse transferohet Virgil van Dijk nga Southamptoni. /Periskopi/



