Chelsea në kërkim të ylli të Dormundit

Chelsea në kërkim të ylli të Dormundit

Me afrimin e afatit të janarit, thashethemat rriten. Më e reja është ajo e gabonezit, Pierre Emerick Aubameyang te kampionët e Premier Ligës, Chelsea.

28 vjeçari thuhet se do të largohet nga Dormund, pasiqë besimi mes tij, trajnerit dhe klubit është duke u prishur.

Edhe pse, Chelsea nuk ka dalë me një deklratë zyrtare që lidh klubin me një transferim të Aubameyang, ai do të ishte një përforcim i mirë për skuadrën e Contes. Ai është një ndër sulmuesit më të mirë në botë, duke shënuar spaku 30 gola në tre sezonët e fundit, transmeton Periskopi.

Aubamayang, ishte lidhur me disa skuadra të medha evropiane që prej paraqitjeve të tij të mira, por gabonezi gjithmonë tha se do të mbetej te kampionët e Ligës së Kampionëve të vitit 1997.

Aubameyang barazoi rekordin e Anthony Yeboah, si afrikani që ka shënuar më së shumti gola në histori, ata të dy kanë nga 96 gola të shënuar. /Periskopi

 

 

Shpërndaje në: