Chelsea shet portierin e skuadrës
Chelsea më në fund ka pranuar ofertën e Bournemouth prej 10 milionë funtesh për portierin boshnjak Asmir Begovic.
Begovic ishte transferuar nga Stoke City në vitin 2015 si konkurrent për Thibout Courtois por që nuk ia doli, pasi ka qëndruar në shumicën e kohës në bankën rezerv.
Chelsea në atëkohë kishte paguar 8 milionë euro.

Begovic e kishte kërkuar vetë largimin, duke kërkuar që të luajë më shumë.
Ai i ka zhvilluar vetëm 33 ndeshje në të gjitha garat në këtë sezon që shkoi. /Periskopi/



