Chelsea shfrytëzon gabimin e Liverpoolit, fiton ndaj Swansea dhe ëndërron Champions League (Video)
Chelsea ka fituar me rezultat minimal 1:0 ndaj Swansea në udhëtim
Skuadra e udhëhequr nga Antonio Conte fitoi me golin e hershëm të shënuar nga Cesc Fabrefas në minutën e katërt, transmeton Periskopi.
Me këtë fitore Chelsea vazhdon të jetë në vendin e pestë tani me 66 pikë dhe tri ndeshje për t’i luajtur deri në fund.
Liverpooli sot lëshoi pikë pasi barazoi 0:0 me Stoke dhe xhiron tjetër takohet pikërisht me Chelsean, aty ku do të vendoset fati i londinezëve për Champions League. /Periskopi/



